Petkoviq pas fitores së Joe Biden: Pozicioni i SHBA-së për çështjen e Kosovës nuk do të ndryshojë

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 12:36
Petkoviq pas fitores së Joe Biden: Pozicioni i SHBA-së për çështjen e Kosovës nuk do të ndryshojë

Pas zgjedhjes së presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarë të Serbisë thonë se qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës është i njohur dhe nuk do të ndryshojë me ardhjen e Joe Biden në krye.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkovic tha se Serbia nuk është i njëjti shtet si në vitin 2008.

Ai deklaroi për TV PINK se Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, por që ata kishin qenë mentorë të pavarësisë së Kosovës para kësaj dhe se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshonte.

Ndërsa, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, duke thënë se shpreson që do të vazhdojë bashkëpunimin ashtu sikurse ka pasur Serbia presidentin aktual amerikan, Domald Trump. 

(Kosova Sot Online)