Dy pastorë gjermanë, banorët më të rinj të Shtëpisë së Bardhë

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 12:38
Dy pastorë gjermanë, banorët më të rinj të Shtëpisë së Bardhë

Pasi nxori nga Shtëpia e Bardhë kundërshtarin e tij Donald Trump, Joe Biden duket se do të fusë të tjerë banorë: Champ dhe Major, dy pastorët gjermanë.

Champ ishte dhuratë për për guarn, Jill, kur Biden u emërua zv/president. Major u adoptua nga çifti Biden në vitin 2018. 

Major dhe Champ tashmë kanë llogarinë e tyre personale në Twitter dhe kanë nisur të marrin urime të shumta. Aktori Justin Theroux bëri edhe një shaka, duke postuar një foto të Major: “Singëll dhe në kërkim”.

Vetë, presidenti Donald Trump, ka pasur gjithnjë dëshirë të flasë për qentë, por gruaja e tij e parë Ivana ka thënë se Donald nuk është fans i tyre. Ndoshta nuk është fans i tyre, por të paktën di t’ia tërheqë vëmendjen me fjalë. Kujtoni pak se si u fliste gazetarëve: “Ulu aty! Ulu”.

(Kosova Sot Online)