Publikohet një fotografi nga dasma e zëvendëspresidentes së ShBA’së

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 12:41
Publikohet një fotografi nga dasma e zëvendëspresidentes së ShBA’së

Të shtunën, Kamala Harris bëri historinë duke u bërë gruaja e parë nënpresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Harris po ashtu bëhet personi i parë me ngjyrë në këtë post.

Së fundi, është publikuar edhe një fotografi nga dasma e saj. Fotografia është publikuar nga bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, në përvjetorin e martesës së tyre.

Në këtë fotografi, Kamala dhe Doug shihen duke u puthur.

Ndryshe, pas zgjedhjes së Kamalas në këtë post, mediat e huaja i kanë kushtuar shkrime edhe bashkëshortit të saj. Një artikull të tillë e ka shpërndarë vetë zëvendëspresidentja në llogarinë e saj në Facebook, duke shkruar “Njihuni me dashurinë e jetës sime, Doug”.

(Kosova Sot Online)