Moska mbyll shkollat, restorantet e klubet e natës me orar të kufizuar

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 12:54
Moska mbyll shkollat, restorantet e klubet e natës me orar të kufizuar

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha të martën se restorantet dhe klubet e natës në kryeqytetin rus do të mbyllen për dy muaj gjatë natës në përpjekje për ta luftuar përhapjen e koronavirusit.

Duke shkruar në faqen e tij personale në internet, Sobyanin tha se këto masa do të jenë në fuqi nga 13 nëntori deri më 15 janar, shkruan Reuters.

Gjatë kësaj periudhe, edhe fëmijët duhet ta zhvillojnë procesin mësimor vetëm përmes mësimit online, thuhet në njoftimin e kryebashkiakut moskovit.

Të martën, Rusia i regjistroi rreth 21.000 raste të reja të koronavirusit dhe 368 të vdekur për 24 orë. Me 1.817.109 të infektuar, Rusia është shteti i pestë në botë me më së shumti raste.

Para saj në këtë listë ndodhen Shtetet e Bashkuara, India, Brazili dhe Franca, që kanë miliona të infektuar.

(Kosova Sot Online)