Fillon seanca, Kadri Veseli para Gjykatës Speciale

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 15:18
Fillon seanca, Kadri Veseli para Gjykatës Speciale

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-shefit të inteligjencës gjatë dhe pas luftës, Kadri Veselit.

Veseli, sikur edhe bashkëpunëtorët e tij të tjerë në luftë, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të mërkurën, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. 

(Kosova Sot Online)