Avokati kërkon lirimin e Kadri Veselit nga paraburgimi

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 15:52
Avokati kërkon lirimin e Kadri Veselit nga paraburgimi

Në seancën e parë dëgjimore që po mbahet ndaj Kadri Veselit nga Gjykata Speciale në Hagë, mbrojtësi i tij, Ben Emmerson ka kërkuar që Veselit ë lirohet nga paraburgimi deri në kohën kur të fillon gjykimi ndaj tij.

Ish-kryeparlamentarit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, iu është konfirmuar aktakuza më 5 nëntor, ku po atë ditë u arrestua dhe u transferua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Zyra e Prokurorit në seancën e cila është duke u mbajtur tha se Veseli akuzohet për ndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, krim lufte, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje të paligjshme, zhdukje me forcë e personave. 

(Kosova Sot Online)