Pasi e shkarkoi Sekretarin e Mbrojtjes, ka frikë se Trumpi mund të urdhërojë sulm ndaj Iranit

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 16:04
 Pasi e shkarkoi Sekretarin e Mbrojtjes, ka frikë se Trumpi mund të urdhërojë sulm ndaj Iranit

Shkarkimi i befasishëm i Sekretarit të Mbrojtes, Mark Esper, nga Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ngjallur frikë se ai mund ta urdhërojë nisjen e operacioneve ushtarake kundër Iranit.

Zyrtarët në Departamentin e Mbrojtjes kanë thënë privatisht se Trumpi mund të jetë duke e hapur rrugën për operacione të hapura apo të tërthorta kundër armiqve të jashtëm të Amerikës, me Iranin në krye të listës.

Esper, i cili u shkarkua të hënën, më parë e kishte kundërshtuar Presidentin Trump rreth Iranit dhe sulmit me dron, ku mbeti i vrarë gjenerali i lartë iranian, Qassem Soleimani, shkruan Daily Mail.

Sidqofotë, Esper thuhet se ishte përgatitur që vetë të largohet nga kjo pozitë, nëse Trumpi do t’i fitonte zgjedhjet e 3 nëntorit. Këtë gjë e kanë thënë për televizionin NBC Neës tre zyrtarë në Departamentin e Mbrojtjes.

Gazeta The New York Times shkroi: “Zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes në mënyrë private kanë shprehur shqetësime se presidenti mund t’i nisë operacionet, qoftë haptazi apo në mënyrë sekrete, kundër Iranit ose armiqve tjerë gjatë ditëve të fundit në zyrë.”

Trumpi njoftoi se Christopher Miller, që deri tash ka shërbyer si drejtor i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, do ta zëvendësojë sekretarin e shkarkuar, Esper.

Zyrtarët thonë se i emëruari i ri ka qenë forcë udhëheqëse në disa nga politikat e Trumpit kundër Iranit dhe kundër Hezbollahut si dhe në përpjekjet kundër terrorizmit në Siri dhe Irak.

(Kosova Sot Online)