Lexoni edhe:
Veseli nga Specialja: Deklarohem me bindje të plotë se jam i pafajshëm
Në seancën e parë dëgjimore që u mbajt ndaj Kadri Veselit nga Gjykata Speciale në Hagë, mbrojtësi i tij, Ben Emmerson, ka bërë të ditur se klienti i tij është paraqitur vullnetarisht pas konfirmimit të aktakuzës.
Emmerson tha se paraqitja e vullnetarshme e Veselit në Hagë ka ardhur pas një marrëveshjeje që ka bërë me Prokurorinë Speciale.
Veseli nga Specialja: Deklarohem me bindje të plotë se jam i pafajshëmLexoni edhe:
“Veseli është arrestuar, ju si gjykatës duhet të dini që zotri Veseli erdhi në gjykatë me marrëveshje për të ardhur vullnetar”, tha Emmerson.
Ish-kryeparlamentarit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, iu është konfirmuar aktakuza më 5 nëntor, ku po atë ditë u arrestua dhe u transferua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Zyra e Prokurorit në seancën e cila është duke u mbajtur tha se Veseli akuzohet për ndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, krim lufte, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje të paligjshme, zhdukje me forcë e personave.
(Kosova Sot Online)