Për Macronin, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e sigurisë së Evropës

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 18:09
 Për Macronin, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e sigurisë së Evropës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka marrë pjesë në Samitin virutal të Sofjes që u mbajt sot.

Macron në fjalën e tij ka thënë se mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e sigurisë evropiane dhe është e rëndësishme që BE’ja të udhëheqë me procesin e dialogut.

“Në korrik, Serbia dhe Kosova ranë dakord të rifillojnë dialogun e tyre, i cili ishte ndërprerë për 20 muaj. Mosmarrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është çështje e sigurisë evropiane, prandaj është thelbësore që Bashkimi Evropian të drejtojë përpjekjet e ndërmjetësimit midis dy palëve në mënyrë që të zgjidhet kjo mosmarrëveshje për të mirë”, ka thënë Macron në fjalën e tij.

Kryeministri Avdullah Hoti në fjalën e tij në Samitin e Sofjes që është mbajtur në mënyrë virtuale pjesëmarrës në të cilin ishin edhe Merkel e Macron ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të largohen të gjitha barrierat e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Hoti ka thënë poashtu se mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë dhe Bosnjes pengon zhvillimin e plotë të potencialit të Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal.

(Kosova Sot Online)