Buja tregon si e kanë ndalur Krasniqin që të mos shkojë në front për t’u vrarë

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 18:44
 Buja tregon si e kanë ndalur Krasniqin që të mos shkojë në front për t’u vrarë

Ish- anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja thotë se emocioni i mbrëmshëm i Jakup Krasniqit në Hagë ishte revoltë ndaj sjellës që i është bërë.

Buja, tha se gjatë kohës së luftës ka pasur raste kur janë detyruar ta fusin në istikam, që të mos shkojë në front për t’u vrarë.

“Ai dinë të qëndrojë. Të gjitha veprimet e tij kanë qenë edhe burrërore edhe njerëzore, edhe luftarake. Sepse në fakt kemi pasur telashe shpesh që ta mbajmë që të mos shkojë për t’u vra, për të shkuar në front. Shpesh jemi detyruar që ta fusim istikam, sepse kështu ka qenë natyra e tij”, tha Buja.

Megjithëkëtë, Buja thotë se është i lënduar tej mase kur e ka parë paraqitjen e djeshme të Jakup Krasniqit kur iu dridhej buza.

Në Hagë, aktualisht janë në paraburgim disa figura të politikës së Kosovës, e po ashtu edhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi janë të fundit që arritën në Hagë, ndaj tre prej të cilëve u mbajt edhe seanca e parë në Gjykatën Speciale.

(Kosova Sot Online)