Engjëll Berisha: Masakra e Mejës e dëshmon se Serbia nuk ka bërë ndasi fetare në vrasje

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 21:53
 Engjëll Berisha: Masakra e Mejës e dëshmon se Serbia nuk ka bërë ndasi fetare në vrasje

Engjëll Berisha, shkrimtar nga anët e Rekës së Keqe të Dukagjinit, pjesë e banuar me katolikë, ka deklaruar se Serbia nuk ka bërë ndasi fetare në vrasjet e banorëve të Kosovës.

Berisha, ka deklaruar se ndonëse Serbia në vrasje nuk ka bërë diferencë fetare, e njëjta ka tentuar të përçajë kosovarët duke veçuar me raste pjesëtarët katolikë.

“Tendenca për të ndarë ndonjë katolik ka qenë evidente nga Serbia. Shteti serb ka tentuar të bëjë propagandë duke ndasuar myslimanët dhe katolikët. Megjithatë masakra e Masakra e Mejës e ka dëshmuar se Serbia nuk ka bërë ndasi në vrasje. Gjysma e të vdekurve kanë qenë të konfensionit katolik. E kanë vrarë Klaudinë, e cila ishte 14-vjeçe e që kishte një kryq në qafë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se Kosova duhet ta mposhtë propagandën serbe me kundërargument.

“Serbia shpesh ka ditur të bëhet argument në vendet që kanë besuar në Evropë dhe më gjer. Ne po vonohemi të kundër argumentojmë, duke pasur argumentet në dorë”, ka potencuar ai.

(Kosova Sot Online)