Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 08:08
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova Sot Online s sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:30
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës; si dhe shqyrton propozimet për anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

10:00
Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga Covid-19. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

10:00
Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale raporton ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

11:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, me rend dite: Shqyrtimi i dytë i Projektligiit për Rimëkëmbjen Ekonomike. (Kuvendi i Kosovës)

11:00
Paraqitja e parë e Rexhep Selimit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. (Transmetim live: www.scp-ks.org/sq/transmetim)

11:00
Në kuadër të aktivitetit “Frymë për të Ardhmen” do të mbillen 1000 fidanë. (Kodra e Dëshmorëve, Gjilan)

12:00
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mban konferencë për medie, lidhur me masat e reja anti-Covid. (Ndërtesa e Qeverisë)

12:00
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë 20 pika të papërfunduara nga seancat e mbajtura në gusht, shtator, tetor dhe nëntor 2020. ë(Kuvendi i Kosovës)

15:00
Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret, viziton Komuneën e Suharekeës. (Ndërtesa e Komunës, Suharekë)

15:30
Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret, dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, vizitojneë punimet neë rregullimin e ujeësjelleësit në fshatin Reqan, me investim nga CDI – Qeveria Zvicerane, “Hidroregjioni Jugor” dhe Komuna e Suharekeës. (Reqan, Suharekë)

(Kosova Sot Online)