Rekord rastesh me Covid-19 në Gjermani për një ditë mbi 18.000 raste

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 08:31
Rekord rastesh me Covid-19 në Gjermani për një ditë mbi 18.000 raste

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 18.487 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 705.687, shkruan The Guardian

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 261 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 11.767.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

(Kosova Sot Online)