Sizmologu jep detaje për lëkundjet e tërmetit që u ndien edhe në Kosovë mëngjesin e sotëm

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 10:43
Sizmologu jep detaje për lëkundjet e tërmetit që u ndien edhe në Kosovë mëngjesin e sotëm

Udhëheqësi i sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje për tërmetin që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Maqedoninë e Veriut, i cili është ndier edhe në disa zona të Kosovës.

Mustafa shkruan se tërmeti ka pasur magnitudë 5.0 shkallë të Rihterit dhe 10 kilometra thellësi, ndërsa epiqendra ishte 60 km në jug-perëndim të Shkupit dhe 55 km në jug të Prizrenit.

Postimi i tij i plotë:

Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 11/11/2020 n’ora 4:54 sipas kohës lokale, Maqedonia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.0 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 10 km. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhe mbi 8 pasgoditje me një intensitet më të ulët 1.5-3.0 shkallës Richter.

Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte në 60 km jug-perëndim të Shkupit, 55 km jug të Prizrenit.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona të Kosovës.

Deri më tani raportohet se tërmeti nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz e as dëme materiale. 

(Kosova Sot Online)