Serbët tentojnë t’i njollosin edhe aleatët tanë perëndimorë: Ndihmuan terroristët të krijojnë shtet

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 11:20
Serbët tentojnë t’i njollosin edhe aleatët tanë perëndimorë: Ndihmuan terroristët të krijojnë shtet

Mediat radikale dhe propaganduese siç janë Novosti dhe Kosovo-Online po vazhdojnë me presionet e tyre rreth zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë.

Nëpërmes teksteve të tyre, ata po mundohen që ta hedhin topin edhe tek Amerika, duke thënë se e ndihmuan Kosovën dhe ‘terroristët’ e saj ta formojnë siç e quajnë ata shtetin e rremë të Kosovës.

Madje, pretendojnë që vetë Amerika e krijoi UÇK-në, dhe përmes saj kreu krime kundër njerëzimit.

Derisa veten në këtë rast Serbinë, e konsiderojnë si shtet të drejtë.

“Fillimi i gjyqit kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së para Gjykatës Speciale në Hagë ka konfirmuar edhe një herë atë që Serbia po përpiqet të provojë për dy dekada, se shteti i rremë i Kosovës ishte ndërtuar mbi krimin dhe krimet, jo vetëm me bashkësinë ndërkombëtare me ndihmën e saj me gjithë zemër”, shkruan Novosti.

“Për t’i bërë gjërat edhe më paradoksale, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi personalisht e konfirmuan atë, duke paraqitur mbrojtjen e tyre” .

Në tekst përmendet edhe emri i presidentit të ri amerikan Joe Biden.

“Shkurtimisht, bashkëbiseduesit e “Novosti” vlerësojnë paraqitjen e tyre të parë para gjykatës, në të cilën, ndër të tjera, ata u referoheshin lavdërimeve të zyrtarëve amerikanë, përfshirë presidentin e ardhshëm të SHBA, Joseph Biden, kur Thaçi ishte “George Washington i Kosovës”. Krasniqi shkoi një hap më tej, duke pretenduar se pa Shtetet e Bashkuara, BE dhe KB, ata kurrë nuk do të kishin qenë në gjendje të çlironin Kosovën dhe të formonin një shtet”, shkruan më tutje Novosti dhe Kosovo-online.

Ish – ministri i Jashtëm Jugosllav Vladislav Jovanoviç tha për “Novosti” se Biden dhe të tjerët në delirin e fituesve të Luftës së Ftohtë i lejuan vetes të gjitha llojet e deklaratave.

“Tani Thaçi dhe të tjerët po mbrojnë veten duke iu referuar miqve të tyre, duke e sjellë gjykatën në vështirësi, sepse është logjike që ata gjithashtu të thirren për të dëshmuar. Fatkeqësisht, ka edhe anëtarë në Këshillin e Sigurimit, të cilët në rezoluta të shumta kritikuan forcat serbe shumë më ashpër për përdorimin e tepruar të forcës sesa UÇK. Marrëdhëniet e pushtetit në nivelin botëror ishin jashtëzakonisht të pafavorshme për ne, ato ishin në anën e UÇK-së sepse ajo gjithashtu i shërbeu qëllimit amerikan për të dobësuar dhe shkatërruar Serbinë”.

Zhivorad Jovanovic, ish – ministri i Punëve të Jashtme të RFJ-së, thotë për “Novosti” se veçanërisht administrata demokratike dhe Joseph Biden e dinë që UÇK është një organizatë terroriste dhe se ata e përdorën atë si Al Kaeda në Afganistan:

“Departamenti i Shtetit e mbajti UÇK-në në listën e organizatave terroriste gjatë negociatave 1997 dhe 1998. Ekziston një dëshmi e dhënë Hagës nga atashetë ushtarakë britanikë në Beograd nga 1997 në 1999. John Crosland, një kolonel i ushtrisë britanike, tha në një deklaratë me shkrim. Ai deklaroi se amerikanët kishin vendosur të përmbysnin Sllobodan Milloshevicin në maj 1998 dhe vlerësoi se UÇK-ja mund të përfitonte nga ata në atë projekt, kur ata ta transferonin atë nga lista e terroristëve në listën e organizatave çlirimtare”  tha Jovanoviç.

Aq larg ka shkuar ky ish- ministër, saqë po e akuzon Amerikën që përmes UÇK-së ka kryer krime kundër popullit serbë.  “Epo, ata krijuan atë UÇK monstruoze dhe bënë krime kundër njerëzimit përmes tyre. Ata i armatosën dhe stërvitën UÇK-në”

(Kosova Sot Online)