Dështon raportimi i Zemajt në Komisionin për Shëndetësi, mungojnë deputetët

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 11:21
Dështon raportimi i Zemajt në Komisionin për Shëndetësi, mungojnë deputetët

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj kishte ardhur për të raportuar në komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mirëpo në mungesë të kuorumit ka dështuar kjo mbledhje.

Kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj, tha se në mungesë të kuorumit mbledhja duhet të shtyhet mbledhja.

“Për shkak se nuk kemi kuorum ne duhet ta ndërpresim këtë punë, atëherë më vjen keq se ne duhet ta ndërpremë dhe presim herëve të tjera që të kemi kuorum”.

Përderisa ministri Zemaj, tha se janë duke bërë maksimumin në luftimin e pandemisë, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar.

“Është pjesë e përgjegjësisë sonë që të ju informojmë, ne sot ishim të gatshëm me raportuar dhe ne do të ju informojmë me shkrim edhe për menaxhimin e situatës aktuale”.

“Duhet të kemi durim deri sa të arrimë fitoren kundër Covid-19, dhe na duhet një front i përbashkët i të gjithëve dhe virusi është i fshehur dhe jemi duke u munduar që ta bëjmë maksimumin”.

(Kosova Sot Online)