Ky është shteti i vetëm evropian, banorët e të cilit mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 11:25
Ky është shteti i vetëm evropian, banorët e të cilit mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

Tash e disa muaj, Kosova e ka vënë kusht posedimin e një testi PCR për shtetasit që vijnë nga vendet me rrezik të lartë infektimi. Aktualisht, vetëm banorët e një vendi evropian mund të hyjnë në Kosovë pa një test të tillë.

Bazuar në listën e publikuar në web faqen e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), vetëm qytetarët që vijnë nga Finlanda, mund të hyjnë në vend pa e poseduar një test PCR, meqenëse nuk vlerësohet si vend me rrezik të lartë infektimi.

Numri i rasteve të infektimit për 100 mijë banorë, atje është 52.

E për mënyrën se si vendoset që një shtet ka  rrezik të lartë infektimi, kanë treguar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë institucion kanë deklaruar se edhe Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në web faqen e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

“Lista është e publikuar ne web faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Vendet me rrezik të lartë, në hartë figurojnë me ngjyrë të kuqe. Me rrezik te lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, kanë deklaruar nga Ministria.

Bazuar në këtë listë, shtetet të cilat i konsideron Kosova me rrezik të lartë të infektimit janë:  Franca, Spanja, Franca, Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Polonia, Holanda, Belgjika, Çekia, Hungaria, Rumania, Portugalia, Austria, Suedia, Bullgaria, Sllovakia, Kroacia, Irlanda, Greqia, Danimarka, Sllovenia, Lituania, Norvegjia, Luksemburgu, Malta, Estonia, Qiproja, Islanda, Lihtenshtajni.

Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë.

(Kosova Sot Online)