Edhe ministri i Arsimit infektohet me COVID-19

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 11:27
Edhe ministri i Arsimit infektohet me COVID-19

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Ramë Likaj, ka njoftuar se pas testimit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Likaj ka shkruar në Facebook se do të punojë nga shtëpia, gjatë kohës sa do të qëndrojë në vetizolim.

“Ju njoftoj se kam dalë pozitiv me COVID-19. Fatmirësisht po ndihem mirë dhe po përpiqem që të punoj nga shtëpia ku po qëndroj në vetizolim. Tejkalimin e kësaj sfide po ma lehtëson kujdesi i familjes dhe interesimi i miqve dhe dashamirëve të cilët i falënderoj. Shpreh mirënjohje për punonjësit shëndetësorë të cilët edhe pse të stërngarkuar me punë, duke u ballafaquar me rrezikun ndaj shëndetit, po punojnë me zell dhe përgjegjësi për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Likaj.

Likaj ka apeluar te qytetarët që të respektohen masat anti-Covid.

“Virusi është realitet dhe kërkon vetëdije të lartë qytetare, prandaj, ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj, të afërmve tuaj dhe të gjithë njerëzve. Vetëm të bashkuar në respektim të masave për mbrojtje nga COVID-19 ja dalim ta fitojmë luftën me virusin, ndihmojmë punonjësit shëndetësorë dhe i kontribuojmë shtetit tonë!”, ka shrkuar Likaj.

https://www.facebook.com/ramelikaj/posts/164476961997944

(Kosova Sot Online)