Mjekët e papunë paralajmërojnë protestë për të premten: Nuk u realizua premtimi për punësim

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 11:29
Mjekët e papunë paralajmërojnë protestë për të premten: Nuk u realizua premtimi për punësim

Specialistët e papunë në Kosovë kanë paralajmëruar një protestë për të premten, për të shprehur pakënaqësitë e tyre për mos mbajtjen e premtimit për punësim.

Një përfaqësues i mjekëve i cili ka dashur të mbetet anonim, ka deklaruar se janë duke organizuar një protestë të premten para Ministrisë së Shëndetësisë.

“Na kanë premtu që pas 1 tetorit do të hapet konkursi ashtu siç janë zotuar për 100 vende të lira për specialistët e papunë në tërë Kosovën. Por konkursi nuk është hapur. Po arsyetohen me një rregullore. Por ne nuk mund të presim më tutje”, ka deklaruar ai.

Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK patën premtuar se do të hapin konkursin për 100 specialistë të papunë.

(Kosova Sot Online)