Deputetja e PDK’së e kritikon kryeministrin Hoti: Pse flamurin shtetëror të Kosovës e keni lënë te dera?

  • G.G /
  • 11 nëntor 2020 - 11:45
Deputetja e PDK’së e kritikon kryeministrin Hoti: Pse flamurin shtetëror të Kosovës e keni lënë te dera?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi e ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për paraqitjen e tij të djeshme të bërë në mënyrë virtuale në Samitin e Sofjes.

Musliu-Shoshi e ka kritikuar kryeministrin Hoti për mos-vënien e  flamurit shtetëror në tavolinën ku ai paraqitej në Samitin e Sofjes.

“Kryeministër, pse flamurin shtetëror të Kosovës e keni lënë te dera e jo në vendin e duhur siç është e rregulluar me Ligjin për Protokollin e Shtetit,  me qëllimin e përfaqësimit të barabartë të Republikës së Kosovës. Ky ligj ju obligon që në tavolinën tuaj, gjatë mbajtjes së takimeve të vendosni flamuj të vegjël shtetëror ose prapa juve flamuj të mëdhenj shtetëror. Kryeministër, jeni rangu më i lartë i pushtetit ekzekutiv në Kosovë e nga ju pritet sjellje dinjitoze karrshi simboleve dhe shtetit tonë ”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)