AAK iu bënë thirrje të gjitha partive për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 12:18
AAK iu bënë thirrje të gjitha partive për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, përgjatë një konference të kryesuar nga deputetët e kësaj partie, Albena Reshitaj dhe Arbër Tolaj, iu ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Partia në koalicionin qeverisës të legjislaturës së shtatë i ka cilësuar politike veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ka kërkuar komponim politik nga ëa e oëa për votim të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK’së, Albelard Tahiri, më herët deklaroi se ky fraksion politik nuk do të marrë pjesë në angazhimet e Kuvendit brenda kësaj jave.

“Fillimisht mendoj që ky projektligj duhet të votohet nga të gjitha grupet parlamentare, pa marrë parasysh ëë apo oëë, është përgjegjësi e të gjithëve. Është moment kyç që politikbërja në vend ta kuptojë përgjegjësinë që ka, për përkrahje të shëndetit qytetar dhe ekonomisë së vendit… Apeloj tek të gjithë kolegët e mi të mos bëjnë politikë kur është në pyetje ekonomia dhe shëndeti i qytetarëve të vendit, marrë parasysh rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat vendi”, deklaruan përfaqësues të AAK’së në Kuvend.

Përgjatë ditës së sotme, Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum që ta dërgojë në shqyrtim të dytë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Kundër këtij ligji ka dalë më herët kryetari i grupit të PDK’së, Bedri Hamza, duke thënë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i ardhur në Kuvend nga Qeveria, nuk është i duhuri dhe se nuk do gjejë përkrahje nga partia e tij.

“Jemi në një situatë kur flasim për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, nuk dëshirojmë të bëjmë pengesa në këtë drejtim, apo të themi që ligji propozuar nga PDK është më i mirë. Ne po kërkojmë qe eja të ulemi dhe ta bëjmë më të mirën për vendin. Sepse ligji i ardhur nga qeveria nuk është adekuat, nuk ka substancë dhe nuk i përkrahë bizneset dhe kategoritë që kanë nevojë. Bizneset duhet të përkrahen me grante”, u shpreh Hamza.

“Nuk mund ta përkrahim kur nuk i adreson nevojat e ekonomisë, është ligj i varfër”, shtoi ai.

Deri më tani, Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në lexim të parë, të cilit i kërkohet shqyrtim i dytë dhe mëpastaj t’i marrë 61 vota. 

(Kosova Sot Online)