U merret mandati katër deputetëve, japin dorëheqje shumë të tjerë

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 12:24
U merret mandati katër deputetëve, japin dorëheqje shumë të tjerë

Të gjithë deputetët prodemokratë të Hong Kongut kanë dhënë dorëheqje pasi katër kolegëve të tyre iu mor mandati nga qeveria sipas një rezolute të miratuar nga Kina.

Të mërkurën, Kina miratoi një rezolutë që ia lejon qeverisë lokale diskualifikimin e politikanëve që cilësohen si kërcënim për sigurinë kombëtare, shkruan BBC.

Pak kohë më pas, kryetari i Partisë Demokratike të Hong Kongut, Wu Chi-wai, tha para gazetarëve se të gjithë deputetët e partisë së tij do të largohen nga pozitat. “Ne do të qëndrojmë me kolegët tanë që u diskualifikuan”, tha ai.

Ky veprim nënkupton që në kuvendin e rajonit me autonomi të kufizuar tani nuk do të ketë më asnjë zë të pakënaqësisë, për herë të parë që nga viti 1997, kur kontrolli i Hong Kongut iu dorëzua Kinës nga Britania e Madhe.

Kryetarja e këtij qyteti, Carrie Lam, është përkrahëse e politikave të Kinës dhe e ka përkrahjen e qeverisë qendrore kineze, shkruan BBC.

Kina solli një ligj kundërthënës të sigurisë për Hong Kongun në qershor, me të cilin kriminalizohen ndarja dhe bashkëpunimi me forcat e huaja. Kjo masë erdhi pas protestave të vazhdueshme dhe masive kundër një ligji tjetër, me të cilin qytetarët e Hong Kongut mund të ekstradohen në Kinë për vepra të caktuara.

(Kosova Sot Online)