Hungaria pritet t’ua ndalojë adoptimin e fëmijëve çifteve homoseksuale

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 13:58
Hungaria pritet t’ua ndalojë adoptimin e fëmijëve çifteve homoseksuale

Qeveria e Hungarisë ka draftuar një ndryshim të kushtetutës së vendit me të cilët do të ndalohej birësimi i fëmijëve nga çiftet homoseksuale.

Në propozimin për amandament të paraqitur nga qeveria thuhet se nëna është një grua, babai është një burrë dhe vetëm çiftet e martuara mund të adoptojnë fëmijë, shkruan BBC.

Martesa mes dy personave të gjinisë së njëjtë nuk lejohet me ligj në Hungari, por adoptimi i fëmijëve deri më tani ka qenë i mundshëm, nëse njëri partner aplikon si person i vetëm.

Propozimi që do t’ua ndalonte birësimin e fëmijëve personave të këtij komuniteti u dërgua në kuvend nga partia Fidesz, e cila i përket qendrës së djathtë. Në propozim thuhet se fëmijët duhet të rriten sipas interpretimit të krishterë të roleve gjinore.

“Ky propozim siguron edukim në përputhje me vlerat e bazuara në identitetin kushtetues të Hungarisë dhe kulturën e krishterë”, thuhet në propozim.

Qeveria e Hungarisë, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, ka bërë ndryshme të mëdha në kushtetutë që nga ardhja në pushtet në vitin 2010.

Në kushtetuten e Hungarisë, martesa përshkruhet si bashkim mes një burri dhe një gruaje dhe është diçka që shërben si themel i familjes dhe mbijetesës kombëtare.

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT thanë se ky propozim është dërguar qëllimisht në kuvend në kohën kur protestat masive nuk janë të mundshme për shkak të pandemisë.

(Kosova Sot Online)