8-vjeçari nga Deçani diagnostifikohet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmën tuaj

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 14:03
8-vjeçari nga Deçani diagnostifikohet me një sëmundje të rëndë, ka nevojë për ndihmën tuaj

Një 8-vjeçar nga Komuna e Deçanit është diagnostifikuar me sëmundjen granulomatoz, mirëpo kostoja e shërimit është e madhe dhe familja ka nevojë për ndihmën e personave të vullnetit të mirë.

Thirrjen për ndihmë e ka publikuar edhe kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, i cili po ashtu ka njoftuar për një aksion që po mbahet për grumbullimin e të hollave për 8-vjeçarin.

Të dhënat sesi mund ta ndihmoni, mund t’i gjeni në postimin e kryetarit:

Të dashur qytetarë,

Smajl Neziri (Mali), është diagnostifikuar me sëmundjen GRANULOMATOZ dhe sot kemi organizuar aksionin humanitar që  ta ndihmojmë MALIN 8 VJEQAR.

MALI ka nevojë për ndihmën e të gjithë shoqërisë, gjindemi në qënder të Deçanit!

(Kosova Sot Online)