Është varrosur sot shqiptari që u vra në sulmin terrorist në Vjenë

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 14:50
Është varrosur sot shqiptari që u vra në sulmin terrorist në Vjenë

Nexhip V., i vrarë më 2 nëntor 2020 nga sulmi terrorist në Vjenë, do të varroset sot në varrezat e Veleshtës, komuna e Strugës.

Lajmin për varrimin e të ndjerit e kanë konfirmuar për Albinfo Austria familjarët e viktimës.

„Varrimi do të bëhet sot, në orën 12:o0-12:30”, tha shkurt dhe pa dashur të japë detaje të tjera një i afërm i viktimës.

Mbrëmë familjarë të shumtë, miq, të afërm, por edhe bashkatdhetarë që jetojnë në Austri kanë udhëtuar gjatë tërë natës për të marrë pjesë në varrimin e Nexhip V.

(Kosova Sot Online)