Ishin bashkë që nga fëmijëria, historia e çiftit që vdiq pesë minuta pas martesës

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 14:54
Ishin bashkë që nga fëmijëria, historia e çiftit që vdiq pesë minuta pas martesës

Kjo është historia e një çifti që duheshin që fëmijë, por dasma u tyre u kthye në dhimbje. Historinë e tyre e ka sjellë Sky News. Ata u deshën që fëmijë dhe u martuan, por 5 minuta pasi u bënë burrë dhe grua të dy ndërruan jetë.

Harley Morgan e organizoi me detaje dasmën e saj dhe mendonte se si do të ishte jeta me të dashurin e saj që nga fëmijëria, Rhiannon Boudreau. Të dy mezi e prisnin atë ditë, por u kthye në një dhimbje të madhe. Ajo ishte veshur me të bardha, dukej si një engjëll. Ata kishin kaq shumë ëndrra dhe prisnin vetëm këtë ditë, të martoheshin, të bashkonin fatin e tyre dhe të ndërtonin jetën e tyre së bashku.

Pas ceremonisë, ata vendosën të shkojnë në gjykatë në mënyrë që Harley më në fund të miratojë mbiemrin e të dashurit të saj. Teksa dilnin, një makinë i mori para të dy. Në pak sekonda dhanë shpirt të dy. Shoferi që i jepte makinës ishte i dehur dhe për atë gabim të tij dy të rinj si drita, u shuan nga jeta 5 minuta pasi ishin bërë burrë dhe grua.

(Kosova Sot Online)