Rëndohet gjendja: SHSKUK pezullon të gjitha punët në Ambulancat Specialistike si pasojë e situatës më Covid-19

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 14:59
Rëndohet gjendja: SHSKUK pezullon të gjitha punët në Ambulancat Specialistike si pasojë e situatës më Covid-19

Si pasojë e numrit të madh të rasteve me Covid-19 dhe personave që po kanë nevojë për tu shtrirë në spitale kosovare, ShSKUK ka vendosur që përkohësisht ta pezullojë punën në objektin e ambulancave specialistike në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës.

Përmes njoftimit nga SHSKUK bëhet me dije se pezullimi i punës bëhet për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me Covid-19.

Njoftimi i plotë nga  nga ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se  Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19, në nivel të ShSKUK-së, ka vendosur të pezullojë punën në objektin e ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pezullimi i punës bëhet për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me Covid-19.

QKUK do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësorë.

Ky vendim do jetë në fuqi deri në një vendim tjetër!

(Kosova Sot Online)