Haradinaj e shpall Arbër Grabovcin kandidat për kryetar të Pejës

  • E.K /
  • 11 November 2020 - 16:13
 Haradinaj e shpall Arbër Grabovcin kandidat për kryetar të Pejës

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Arbër Grabovcit për kryetar të Komunës së Pejës.

Haradinaj është shprehur i bindur se, në rast të zgjedhjes si kryetar, Grabovci do mbahet në mend nga qytetarët e Kosovës.

“Sot, së bashku me Dr. Ali Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Pejë nominova z. Arbër Grabovci, kandidatin tonë për komunë, kryetarin e ardhshëm të Pejës. Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërshton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja”, ka shkruar i pari i AAK’së në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj e ka shquar kandidatin për kryetar të Pejës nga radhët e AAK’së si një ndër themeluesit e parë të degës së kësaj partie në qytetin respektiv.

(Kosova Sot Online)