“A jam duke lexuar në cirilik?”, deputeti poston një foto për inat të atyre që e shajnë Thaçin

  • E.K /
  • 11 November 2020 - 20:06
 “A jam duke lexuar në cirilik?”, deputeti poston një foto për inat të atyre që e shajnë Thaçin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka reaguar pas komenteve e ofendimeve që po i bëhen ish presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Selmanaj, përmes një postimi në Facebook tha se komentet e shqiptarëve kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ia rikujtojnë shkrimet në gazetat e Beogradit.

“Duke lexuar disa komente kundër Hashim Thaçit për një moment mendova se jam duke lexuar ‘ ëirilic’ gazetat në burgun e Beogradit…Jo, fatkeqsisht këtë here ishin disa shqiptarë…Si për inat të ktyre injorantëve e të paditurëve po e postoi këtë foto me një nga personazhet kryesore të luftës së UÇK-së, z. Hashim Thaçi. Beteja për pastërtinë e luftës së UÇK-së i takon çdo shqiptari, pavarsisht bindjeve politike e partiake”,ka shkruar Selmanaj.

(Kosova Sot Online)