Daut Haradinaj flet për fjalimin e Jakup Krasniqit, nuk e cilëson si emocional

  • E.K /
  • 11 November 2020 - 21:13
 Daut Haradinaj flet për fjalimin e Jakup Krasniqit, nuk e cilëson si emocional

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj tha se paraqitja e Jakup Krasniqit është reale dhe jo emocionale.

Haradinaj kur foli për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi tha se asnjëri prej tyre nuk dëshmoi ligështi e nënshtrim në paraqitjet e tyre në Hagë.

“Ata duhet ta vërtetojnë pastërtinë e luftës.  Asnjëri prej tyre nuk dëshmoi ligështinë e nënshtrim. Ty të doken emocionale se për mua janë reale”, tha Haradinaj.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin u nisën me një avion për në Dhomat e Specializuara në Hagë. Një ditë përpara, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte arrestuar dhe ishte dërguar për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. 

(Kosova Sot Online)