Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 07:37
Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Kosova Sot Online sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

07:45Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe u.d. të drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, vizitojnë Klinikën Infektive. (Klinika Infektive, QKUK) 

08:15Pas vizitës në Klinikën Infektive, kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj pronocohen për medie. (Para Klinikës Infektive, QKUK) *

09:00Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës, ku do të bëhet nënshkrimi i Udhëzimit Administrativ për Tarifat e Shërbimeve për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme. (Agjencia Kadastrale e Kosovës, Prishtinë) 

10:00Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizon tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4) 

10:00Kuvendi i Kosovës mban seancën e re plenare. Në rend dite janë interpelancat e kryeministrit Avdullah Hoti, me kërkesë nga Grupi Parlamentar i VV-së. (Kuvendi i Kosovës) 

10:00Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetje nga USAID/Programi i Qeverisjes Ekonomike në Kosovë, organizon një forum virtual, për të promovuar franshizimin, si një model biznesi në Kosovë. (Transmetimi: Facebook.com/AmChamKosovo dhe Facebook.com/EkonomiaOnline)

10:00Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës ndihmon me pajisje mbrojtëse për Covid-19 Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (QKMF, Mitrovicë)

11:00Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti mban konferencë për medie. (Objekti i BQK-së) 

11:00Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze. (Objekti i Komunës, Prizren)

12:00Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Podujevë, mban konferencë për medie. (Ish-hotel “Besiana”, Podujevë)

(Kosova Sot Online)