Von der Leyen: Presim kthimin e SHBA-së në marrëveshjen e Parisit

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 07:41
Von der Leyen: Presim kthimin e SHBA-së në marrëveshjen e Parisit

Ne presim me padurim që SHBA të kthehet në marrëveshjen e Parisit për Klimën, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në konferencën e ambasadorëve.

“Është koha për një axhendë të re transatlantike të përshtatshme për botën e sotme”, u shpreh kreu i ekzekutivit të BE-së.

Von der Leyen ritheksoi dëshirën e BE-së për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në në vitet e ardhshme, në fushat që mund të forcojnë partneritetet midis dy fuqive botërore.

(Kosova Sot Online)