Rekord i ri: Nëndetësja kineze prek fundin e Oqeanit Paqësor

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 07:59
Rekord i ri: Nëndetësja kineze prek fundin e Oqeanit Paqësor

Një nëndetëse kineze që transportonte 3 shkencëtarë arriti të zhytej në fundin e humnerës së Marianës në një thellësi prej afërsisht 11 mijë metrash.

Sipas televizionit shtetëror kinez, “Fendouzhe” theu rekordin kombëtar për zhytjen më të thellë pasi iu deshën më shumë se 4 orë për të prekur fundin e pikës më të panjohur të Oqeanit Paqësor.

Kjo ekspeditë i ndihmoi eksploratorët kinezë të vëzhgonin speciet e panjohura si dhe të pikturonin një hartë.

Rekordi botëror mbahet ende nga eksploratori amerikan, Victor Vescovo i cili u zhyt në humnerën e Marianës në maj të 2019.

(Kosova Sot Online)