Afrika paralajmëron një formë të re testimi që do të kushtojë veç 1 dollar

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 08:17
Afrika paralajmëron një formë të re testimi që do të kushtojë veç 1 dollar

Afrika mund të hedhë në treg një formë të shpejtë testimi për Covid-19, më kosto të përllogaritur për vetëm 1 dollar.

Instituti “Pasteur”, një qendër për kërkime bio-mjekësore në Senegal, deklaron se është pranë prodhimit të një kiti mjekësor me çmim të përballueshëm për testimin e virusit, ndërsa rezultati lexohet brenda pak minutash.

Amadou Sall, drejtues i institutit thotë se testi është shumë i ngjashëm me atë të shtatzënisë, ku mjafton të hedhësh vetëm disa pika gjaku për të pasur një rezultat. Fakti që kjo formë testimi nuk kërkon elektricitet apo analizim laboratorik, e bën atë të përdorshëm lehtësisht në të gjitha nivelet e komunitetit, çka është shumë e rëndësishme për vendet afrikane.

Puna kërkimore për prodhimin e këtij kiti kanë nisur që në muajin mars dhe në qershor u testua një prototip i tij. Doktor Sall deklaron se plani është që deri në shkuar të vitit të ardhshëm të prodhohen 10-15 mln teste, për t’u shpërndarë në sistemet spitalore publike.

Aktualisht në gjithë Afrikën numërohen 1.8 milionë raste të konfirmuara me koronavirus, por sipas ekspertëve numri i testeve të kryera është shumë i ulët.

(Kosova Sot Online)