Mënyra e çuditshme me të cilën armenët i përkujtojnë ushtarët e vrarë

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 09:48
Mënyra e çuditshme me të cilën armenët i përkujtojnë ushtarët e vrarë

Në kohën kur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është arritur një marrëveshje e paqes me ndërmjetësimin e Rusisë, emrat e luftëtarëve të vrarë armenë dhe mosha e tyre vendoset në banerë në rrugët ku ata kanë jetuar.

Ky është një nga qindra banerët që ndodhen në tërë Armeninë e që e mban emrin dhe moshën e njërit prej ushtarëve të vrarë gjatë konfliktit me Azerbajxhanin, i cili filloi në fund të shtatorit, shkruan Free Europe.

Tradita e vendosjes së një baneri të zi në rrugën ku ka jetuar ushtari i vrarë daton që nga konflikti i parë për Nagorno-Karabakun, që përfundoi më 1944.

Ndryshe, mbi 1.200 luftëtarë armenë dhe rreth 45 civilë janë vrarë në konfliktin që zgjati gjashtë javë, thonë zyrtarët.

Në anën tjetër, autoritetet azere nuk i publikojnë shifrat e ushtarëve të vrarë, por kanë thënë se në konflikt janë vrarë rreth 100 civilë.

Një armëpushim i nënshkruar të hënën mes Armenisë, Azerbajxhanit dhe Rusisë ka ngjallur shpresë se numri i të vrarëve – rrjedhimisht edhe i banerëzve të zinj – të mos shtohet më.

(Kosova Sot Online)