Ndodhi dhe kjo në Rahovec, kunata sulmon fizikisht kunatën

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 11:05
Ndodhi dhe kjo në Rahovec, kunata sulmon fizikisht kunatën

Një femër me të meta psikike ka sulmuar fizikisht kunatën e saj dje në Rahovec.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe më pas ka pranuar edhe trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor.

Rasti në polici është hapur si “dhunë familjare”.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË FAMILJARE /Rahovec  11.11.2020 16:30. E dyshuara f/k (me të meta psikike) ka sulmuar fizikisht kunatën e saj viktimën f/k duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat lëndime i është ofruar tretmani mjekësor. E dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)