Nagavci: E rëndë ishte dita e 5 nëntorit, lufta e UÇK-së s’mund të njëlloset

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 11:12
Nagavci: E rëndë ishte dita e 5 nëntorit, lufta e UÇK-së s’mund të njëlloset

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci e ka marrë fjalën në emër të grupit parlamentar të LVV-së. Ajo ka thënë se shefi i deputetëve të këtij subjekti politik po gjykohet padrejtësisht nga Gjykata Speciale.

“Ai që është shefi i grupit parlamentar ndodhet në Gjykatën Speciale ku po përballet me padrejtësi speciale. Si gjykatë njëetnike kjo gjykatë do të gjykojë vetëm krimet e pretenduara të kryera nga UÇK-ja”, ka thënë Nagavci.

“Si Lëvizje ne jemi të bindur se UÇK ishte dhe mbetet përpjekje e drejtë për çlirim, dhe se lufta e saj ishte e pastër. E rëndë ishte dita e 5 nëntorit për të gjithë, lufta e drejtë për liri nuk mund të njolloset”, tha Nagavci.

Ajo shtoi se drejtësia duhet të vihet në vend për secilin dhe se do të ri vuloset fakti se Serbia ka kryer krime e gjenocid në Kosovë.

“Padrejtësia e kësaj gjykate do të jetë e përkohshme. Dalshi faqebardhë edhe nga ky proces”, tha Nagavci.

(Kosova Sot Online)