Zemaj: Pandemia na i ka vështirësuar pak punët sa i përket Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 11:48
Zemaj: Pandemia na i ka vështirësuar pak punët sa i përket Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

Kosova vazhdon të mos ketë të miratuar Ligjin për Sigurime Shëndetësore përmes së cilit qytetarët do ta kenë më të lehtë çasjen në marrjen e shërbimeve në Institucionet shëndetësore në vend

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, theksoi gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës se situata pandemike në vend e ka vështirësuar jetësimin e këtij ligji.

“Po punojmë shumë që Sigurimet Shëndetësore të realizohen sa më parë. Pandemia pak e ka vështirësuar situatën. Po punojmë për Fondin e   Sigurimeve Shëndetësore. Është proces pak kompleks. Pa realizimin e Sigurimeve Shëndetësore ju po e shihni se sa i vështirë po është i gjithë ky proces”, ka thënë Zemaj.

E Kosova që nga pas lufta po vazhdon që të mos ketë ligj për Sigurime Shëndetësore dhe Ligj për Shëndetësi.

Si i tillë, kosovarët vazhdojnë që ilaçin ta kërkojnë në shtet fqinje duke shpenzuar kështu mijëra euro për shërim.

(Kosova Sot Online)