10-shi telefonon në Vetëvendosje nga Specialja

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 13:11
10-shi telefonon në Vetëvendosje nga Specialja

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton se sot kanë pranuar telefonatë nga Rexhep Selimi, i cili po qëndron në Hagë për shkak të akuzave për krime lufte.

Rrustemi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se “10-shi”, gjatë bisedës telefonike ka pyetur për seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, si dhe u ka bërë të fala deputetëve.

Postimi i tij i plotë:

Porsa e pranuam një thirrje të veçantë telefonike nga një person i dashur për ne, i cili po na bënë krenarë me qëndrimin dinjitoz para gjykatës së padrejtë në Hagë, ashtu siç jemi krenarë për luftën çlirimtare të tij. 10-shi, na telefonoi, na pyeti për seancën që po mbahet sot dhe ju bëri të fala të gjithëve, deputetëve e stafit.

(Kosova Sot Online)