Rusia shënon rekord të viktimave të COVID-19 për të dytën ditë radhazi

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 14:04
Rusia shënon rekord të viktimave të COVID-19 për të dytën ditë radhazi

Gjatë 24 orëve të kaluara, Rusia i ka regjistruar 439 të vdekur nga koronavirusi, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në shtetin më të madh në botë shkoi në mbi 32 mijë. Kjo shifër është dukshëm më e vogël në krahasim me viktimat e regjistruara në disa vende tjera të mëdha si Shtetet e Bashkuara dhe India.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 21.608 raste të reja të infeksioneve.

Rusia ndodhet e pesta në botë sa i përket shifrës së infeksioneve, pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Francës, shkruan The Guardian.

Sidoqoftë, Rusia është e trembëdhjeta në botë për numrin e viktimave, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

(Kosova Sot Online)