Tahiri pas takimit me gastronomët: Kërkesat po i trajtojmë me seriozitet, ekonomia në gjendje të keqe

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 14:15
Tahiri pas takimit me gastronomët: Kërkesat po i trajtojmë me seriozitet, ekonomia në gjendje të keqe

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, pas takimit me përfaqësuesit e Gastronomëve të Kosovës, tha se po i trajtojnë me seriozitet kërkesat e tyre.

Ai më tej ka shtuar se ka dëgjuar me kujdes kërkesat e tyre dhe ka pranuar se gjendja në ekonomi nuk është në gjendje të mirë.

“I dëgjova kërkesat dhe brengat ato që ndërlidhen me ekonominë, dhe janë që ata do ti bëjnë publike, mirëpo ajo që dua të them është qeveria e Kosovës është një raport me këtë sektor dhe është duke i trajtuar me seriozitetin më të madh të gjitha masat. Situata nuk është e mirë edhe me ekonominë”.

Ndërkaq lidhur me masat ka folur edhe përfaqësuesi i Hotelerisë së Turqizmit, njëherit edhe këngëtari Afrim Muqiqi, duke thënë se kanë bërë kërkesë për lejimin e damave dhe ahengjeve.

“Kërkesa që në kemi propozuar të na mundësohet që ahengjet dhe sallat e dasmave të punojnë sikurse sektorët e tjera”, ka thënë Muqiqi.

I pyetur se a do i bashkëngjitet protestë së këngëtarit Labinot Tahiri, ai është përgjigjur se më mire është të ndiqet rruga institucionale sesa protesta.

(Kosova Sot Online)