Bernie Sanders thotë se do ta pranonte postin e sekretarit të Punës, nëse ia ofron Bideni

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 14:26
Bernie Sanders thotë se do ta pranonte postin e sekretarit të Punës, nëse ia ofron Bideni

Senatori i Vermontit dhe ish-kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders, tha të mërkurën se do ta pranonte postin e sekretarit të Punës, nëse i zgjedhuri president i ShBA-së, Joe Biden, ia ofron një gjë të tillë.

“Nëse do të kisha një portfolia që ma lejon të ngrihem dhe të luftoj për familjet punëtore, a do ta bëja? Po, do ta bëja”, tha ai për televizionin CNN.

I pyetur se a është e vërtetë që ai po e sunon postin e sekretarit të Punëss, Sanders tha: “Ajo që është e vërtetë është që unë dëshiroj të bëj gjithçka që mundem për t’i mbrojtur familjet punëtore të këtij vendi, të cilat janë nën kërcënim të jashtëzakonshëm tash për tash.”

Televizioni CNN ditë më parë raportoi se Sanders ka nisur një fushatë për t’u bërë sekretar i Punës në kabinetin e Bidenit dhe është duke kërkuar përkrahje për këtë nga zyrtarët më të lartë të këtij sektori.

Një udhëheqës sindikal të martën i tha këtij televizioni se Sanders personalisht i ka telefonuar drejtorët e sindikatave për t’iu kërkuar mbështetje, por kjo kërkesë ka ngjallur reagime të ndryshme.

Ndryshe, Joe Biden pritet që zyrtarisht ta marrë pushtetin në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit të ardhshëm, kur do të zyrtarizohet nga Senati.

(Kosova Sot Online)