Kabllot e rrymës në Prishtinë thuajse për toke, mund t’i prekësh me një ngritje dore

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 14:41
Kabllot e rrymës në Prishtinë thuajse për toke, mund t’i prekësh me një ngritje dore

Prishtina vazhdon të ballafaqohet me probleme të shumta. Ndërsa janë qytetarët ata të cilët e pësojnë më së shumti.

Një banore që jeton në Lagjen e Muhaxherëve, ka shprehur shqetësimin e saj rreth kabllove të rrymës elektrike.

E njëjta e cila banon në rrugën “Bedri Shala”, ka publikuar disa imazhe ne Netëork Prishtina, teksa thotë se kabllot janë tejet të ulëta saqë me një ngritje dore mund t’i prekësh.

Ky është postimi i saj:

Një ndër problemet më të mëdha në Lagjet e Prishtinës janë kabllot, edhe në Lagjen e Muhaxherëve saktësisht në rrugën “Bedri Shala” kemi këtë pamje të kabllove.
Nuk e di a është interesu ndokush prej Komunës ndonjëherë për këtë problem, rreziku që na kanoset neve si qytetar është tejet i lartë, ndërsa kabllot janë tejet të ulëta sa që me një ngritje dore arrijmë ti prekim.
Siç duket kemi mbetë pa zot shtëpije!

(Kosova Sot Online)