Përçahen gastronomët, disa shkojnë në takim në Qeveri, kreu i tyre refuzon

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 15:15
Përçahen gastronomët, disa shkojnë në takim në Qeveri, kreu i tyre refuzon

Kryetari i Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, nuk ka shkuar në takim në Qeveri sot, pasi një ditë më parë u ftuan nga zv/kryeministri Besnik Tahiri. Ftesa iu bë atyre pasi qeveritarët u shpallën “non grata” nga gastronomët, për shkak se Qeveria nuk ua përmbushi kërkesat për punën në pandemi.

Kllokoqi shkrun arsyen në profilin e tij në Facebook se pse nuk ka shkuar në takim, “sot nuk isha prezent në Objektin e Qeverisë sepse dje ia ndaluam qeveritarëve kafetë, e sot nuk munda t’i qes poshtë të gjithë Gastronomët (dje ndalo, e sot vrap në Qeveri)”, ka bërë të ditur ai.

“Përndryshe Shoqata e Gastronomëve nuk ishte dhe nuk u perfaqësua nga përfaqësuesit e saj.

Thjeshtë, pa i përmbushë kërkesat tona, nuk e shohim të nevojshëm takimimin…”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)