Grenelli “mashtrohet” keq, e falënderon kriminelin e luftës në Ditën e Veteranëve

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 15:40
Grenelli “mashtrohet” keq, e falënderon kriminelin e luftës në Ditën e Veteranëve

Ish-ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në adminsitratën e Trumpit, Richard Grenell, ka rënë pre e një mashtrimi pasi një korrespondent i një magazine me prirje të majtë e mashtroi duke e bërë që të falënderonte një kriminel lufte për shërbimin e tij në ushtrinë amerikane.

Ken Klippenstein, korrespondent i revistës “The Nation”, në një postim në Twitter e publikoi edhe fotografinë e Bill Calley-t, duke lënë të kuptohet gabimisht se personi në fotografi është gjyshi i tij, shkruan Businessinsider.

Calley ishte dënuar për vrasjen e së paku 22 personave të paarmatosur në një masaktër në vitin 1968 gjatë Luftës së Vietnamit. Zyrtari ushtarak ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por pas një rigjykimi, i kishte kaluar vetëm tri vjet në arrest shtëpiak.

Klippenstein tha në postimin e tij se gjyshi i tij është një fans i madh dhe se Grenelli do t’ia ndreqte ditën, nëse ai do t’ia përmendte emrin.

Sipas pamjeve nga mesazhet e shkëmbyera në telefon, Grenelli e ka pyetur këtë gazetar se si e ka emrin gjyshi, ndërsa korrespondenti ia ka dhënë emrin e Calleyt.

Katër minuta më sa, Grenelli shkroi në Twitter: “Faleminderit për shërbimin tënd, Bill Calley!”

Ai më vonë e pranoi se është mashtruar. “I mashtruar. Duke u përpjekur të ofroj ndihmë për njerëzit që afrohen në Ditën e Veteranëve. Është një turp që njerëzit e bëjnë këtë në një ditë si kjo. Uashingtoni është një qytet i sëmurë”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)