Reagon kryediplomatja kosovare: Vuçiqi si këlysh i Rusisë po e kërcënon rajonin me luftë të re

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 15:42
Reagon kryediplomatja kosovare: Vuçiqi si këlysh i Rusisë po e kërcënon rajonin me luftë të re

Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka quajtur Aleksander Vuçiqin si ‘këlysh të Rusisë’ i cili bashkë me Moskën zyrtare po tenton të minojë stabilitetin dhe paqen në rajon. Ky reagim i ministers kosovare ka ardhur pasi Vuçiq ka thënë se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi që një konflikt i ngrirë mund të eskaloj papritur, njëjtë siç ka ndodhur mes Armenisë dhe Azerbejxhanit.

Ajo ka thënë se ish-Ministri i Informacionit gjatë regjimit të “Kasapit të Ballkanit”, pasi furnizoi me armë palët në betejën Nagorno-Karabak, po tenton të nxisë luftëra të reja në Ballkan.

“Pasi furnizoi me armë konfliktin Nagorno-Karabak, me armë të prodhuara nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, Ministri i Informacionit në kohën e Millosheviçit tani po kërcënon të gjithë NATo’n, si dhe po nxit vendet fqinje për përgatitje ushtarake për luftëra të reja në Ballkan”, ka deklaruar Haradinaj.

Ajo e ka qetur Vuçiqin si “këlysh të Rusisë”, meqë sipas saj, ai  shërben si dorë e zgjatur e propagandës ruse për minimin e sigurisë në Ballkan.

“Politika dhe qasja e” këlyshit Rusisë” është qartazi kundër vlerave të BE’së dhe politikave të sigurisë së Ballkanit. Të gjitha përpjekjet ruse dhe serbe për të minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit janë të papranueshme për Kosovën dhe, me siguri, do të dështojnë, njësoj sikurse kapitullimi i tyre famëkeq në 1999’ën”, ka shkruar tutje udhëheqësja e dikasterit të Punëve të Jashtme, duke iu referuar fushatës së bombardimeve të NATO’s.

Përgjatë një fjalimi me të cilit iu drejtuar popullit serb sot, kryeministri Vuçiq deklaroi se në rast të mosarritjes së një marrëveshjeje, një konflikt i ngjashëm sikurse Nagorno-Karabak mund të ndodhte mes dy vendeve.

“Është e rëndësishme t’ju them se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)