PDK demanton lajmin se nesër hyn në Qeveri

  • E.K /
  • 12 November 2020 - 22:44
 PDK demanton lajmin se nesër hyn në Qeveri

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka reaguar pas raportimit në media se nesër në mblidhjen e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të PDK-së do të merret vendim për të hyrë në qeveri.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“Lajmi i portalit ballkani.info se nesër PDK merr vendim për të hyrë në qeveri është plotësisht i pavërtetë. Ky demant vlenë edhe për portalin rtklive.com lidhur me deklaratën e Milaim Zekës”, ka shkruar Bytyçi.

Derisa anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja ka thënë se nesër do të mblidhet Kryesia dhe Këshilli Drejtues i PDK-së, analisti Milaim Zeka ka thënë se do të merret vendim për të hyrë në qeveri.

“Nesër PDK-ja do të merr vendim që të hyjë në qeveri, sepse vendi është në krizë”, ka thënë Zeka.

“Kjo është një e vërtetë se edhe kryetari Veseli nuk ka qenë kundër një qeverie të stabilitetit dhe është njeriu me racional që nga paslufta pasi që ai ishte i pari që pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe e uroi VV-në”, ka thënë Zeka.

(Kosova Sot Online)