Këto janë masat e qeverisë që hyjnë në fuqi nga nesër

  • E.K /
  • 12 November 2020 - 23:09
 Këto janë masat e qeverisë që hyjnë në fuqi nga nesër

Ndalohet hyrje-daljet nga ora 19 në komunat me rrezikshmëri të lartë.

Veturat lëvizin pa pengesë këtu në hyrje të Prishtinës.

Por, gjithçka do të ndryshojë të premtën në mbrëmje.

Duke filluar nga ora 19:00 në këtë vend do të vendoset policia e Kosovës për të ndaluar hyrjet e daljet në kryeqytet.

Kjo pasi që  me masat e reja anti-covid të miratuara nga qeveria ndalojnë qarkullimin jo vetëm në Prishtinë por edhe në 6 komuna tjera që po konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.

Përveç Prishtinës aty bëjnë pjesë edhe Podujeva, Mitrovica e Jugut, Peja, Gjakova, Gjilani, Shtime, Obiliq, Fushë Kosova dhe Ferizaj.

Në masat e qeverisë për këto komuna parashihet:

1. Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore,

2. Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 19:00 deri në orën 05:00, përveç:

 Personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve;
 Qytetarëve për nevoja emergjente;
 Operatorëve që kryejnë punë publike;

3.Ndalohet veprimtaria e gastronomisë nga ora 19:00 deri në orën 05:00;

4.Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19.

Taksitë lejohen të punojnë me vetëm një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes;

Lejohen teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme),  por duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës.

Fitneset dhe pishinat e mbyllura  mund të shfrytëzojnë vetëm 40% të hapësirave të tyre.

Masa pak më lehtësuse  kanë komunat me rrezikshmëri të mesme.

Në keto komuna shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, ndërkaq pas orës 18 punojnë me shërbim “merr me vete”

Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve.

Kurse Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, kurse masat tjera janë të njejta edhe  me komunat e tjera.

Kurse ne komunat me rrezikshmeri të ulët lejohet transporti publik me 50 % të kapacitetve.

Qendrat tregtare  Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”;

Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës e që vijnë nga vendet me risk të lartë, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në që janë me rezultat negativ 

Këto masa  gjatë ditës u  miratuan nga Qeveria e Kosovës dhe vihën në funksion nga ora 19:00 këtë të premte.

(Kosova Sot Online)