Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 07:20
Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2020.

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:30)

Partia Demokratike e Kosovës mbanë konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 09:30)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë mban mbledhje (Salla e Kuvendit C203, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e pranim – dorëzimit të automjeteve të ardhura nga Qeveria e Japonisë për ndërmarrjen Ekoregjioni sh.a. në Prizren. (Ndërmarrja Ekoregjioni, ora 10:30)

“Zëri i Popullit” mban protestë në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër COVID-19. (Qeveria e Kosovës, ora 11:00)

Lëvizja Vetëvendosje-Qendra Podujevë, organizon aktivitet para objektit të Komunës.(Para Komunës, Podujevë, ora 12:30)

Bëhet ndërrimi i komandës, ndërmjet komandantit të KFOR-it në largim Gjeneral Majorit Michele RISI dhe atij të ardhshëm, Gjeneral Major Franco FEDERICI. Për shkak të kufizimeve të Covid-19, aktiviteti nuk është i hapur për medie. (Vendi: Kampi i Shtabit të KFOR-it “Film City”, ora 14:30)

Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvend për shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00).

(Kosova Sot Online)