Koreja e Jugut regjistron ditën më të rëndë me virus në 10 javët e fundit
Koreja e Jugut ka regjistruar ditën më të rëndë me rastet e reja me koronavirus në dhjetë javët e fundit, teksa Qeveria ka marrë masa për gjobitjen e qytetarëve që s’mbajnë maska në publik.
191 rastet e regjistruara të premten nxorën ditën më të rëndë që nga 4 shtatori.
Kjo është dita e gjashtë që në Kore të Jugut më shumë se 100 raste të reja.
Ky vend në fillim të pandemisë konsiderohej si ndër më efikasët në përballjen me virusin.
Deri tash në Korenë e Jugut janë regjistruar 28 mijë raste pozitive, ndërsa kanë vdekur 488 persona.
(Kosova Sot Online)